E shtunë, 9 Nëntor, 2024
0.8 C
Skopje

Masa e sigurisë, Kryemadhi: Vendim politik pas denoncimeve për inceneratorët

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas masës së sigurisë së lëshuar ndaj saj një ditë më parë, atë të detyrim paraqitjes.

Kryemadhi e cilësoi një vendim politik i marrë pas denoncimit të saj për aferën e inceneratorëve.

Ajo u shpreh se nuk ishte e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen 167 faqe të vendimin e masës së sigurisë, por se ndihet shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë se operacionet kanë kushtuar 106 mijë euro.

“Në moshën 6-vjeçare fëmija im është operuar dhe mjeket i kanë dhënë një javë jetë, nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar ai, por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë”, tha ajo.

Ajo akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se nuk ka raportuar për shpenzimet e operacionit për djalin e tij.

“Të më falë shumë Matilda Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama? A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet kur e ka pasur me kancer? Ku e ka bërë, kush e ka bërë dhe si e ka bërë? A do të hetojë SPAK kurimin e djalit të Ramës?”

Kryemadhi u shfaq e indinjuar duke akuzuar SPAK se ka nxjerrë faturën e operacionit të heqjes së qafës së mitrës që e kishte me kancer dhe e thotë si operacion për plastik.

“Nuk kam bërë operacion plastik. Nuk do të kisha turp ta thosha. Kam bërë mirëmbajtje të vetes sime si gratë dhe burrat shqiptarë, se më shumë i heqin vetullat burrat se sa gratë”.

Më tej Kryemadhi u shpreh se nuk ka pasur asnjë komunikim me Metën që nga ardhja e letrës së divorcit dhe ravijëzoi se dy çështjet do të jenë të ndara.

Në fjalën e saj të gjatë nga Kryesia e Kuvendit, Kryemadhi iu kujtoi oficerëve që tërhoqën me forcë me Metën së Shqipëria është “një fshat i vogël” ku të gjithë njihen.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm