E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Masat e BE-së shkaktuan dëme materiale dhe përkeqësuan imazhin e Kosovës

Kosova për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të cilat u vendosën në qershor të vitit të kaluar, ka humbur diku rreth 300 milionë euro nga projekte të ndryshme.

 

Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili ndër të tjera ka theksuar se masat e BE-së e kanë pamundësuar implementimin në terren të këtyre projekteve të cilat do të kishin impakt të drejtpërdrejtë te bizneset kosovare.

Përveç në aspektin material, sipas Rafunës, masat e BE-së kanë dikuar edhe në çështjen e imazhit të Kosovën në raport me investitorët e huaj.

Nuk është imazh i mirë, kur ti si shtet ke masa ndëshkuese në kuptimin e investitorëve të huaj. Ne kërkojmë që ato masa të hiqen sa më shpejt, kërkojmë nga institucionet që të plotësojnë kushtet dhe kriteret për largimin e tyre”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Rafuna ndër të tjera ka potencuar nga një anketë e bërë nga OEK me rreth 500 biznese, rezulton se 67 për qind e tyre janë shumë të shqetësuar për largimin e punëtorëve nga vendi i punës, për shkak të liberalizimit të vizave.

67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas 1 janarit me liberalizimin e vizave. 27 për qind kanë deklaruar se është e shqetësuese, 4 për qind kanë deklaruar si pak e shqetësuese dhe 2 për qind kanë deklaruar se nuk është aspak e shqetësuese”, tha ai.

Si sfida të tjera të bizneseve gjatë vitit 2023, sipas Rafunës, kanë qenë edhe mungesën e porosive, personelit të kualifikuar, kapacitte teknike të vogla, vështorësitë në marrjen e kredive, kamatat e larta, ndërprerjen e energjisë elektrike e të tjera.

Derisa preznatoi punën një vjeçare, Rafuna tha se krizat e ndryshme dhe luftërat, duke specifikuar atë kanë ndikuar në mënyrë indirekte në rritjen e inflacionit, për çka shtoi se këtë vit pritet që të ketë ulje. (AP)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm