E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Mashtronin të huajt përmes call center, arrestohen 8 persona në Tiranë

Është finalizuar operacioni policor i koduar “World Clock”, për zbulimin e dy call center-ave, në kryeqytet, ku mashtroheshin kryesisht gjatë natës, shtetas nga disa kontinente, që të investonin në tregje fiktive.

Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të një hetimi proaktiv, 6-mujor, të iniciuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.

U arrestuan tetë shtetas, bashkëpronarë dhe punëtorë në dy subjektet call center, të cilët dyshohet se i pastronin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Si rezultat i operacionit “World Clock”, u ndaluan shtetasit: Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.

Të dyja subjektet ekonomike dhe 75 punonjës të gjetur në to, të paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 13 mijë e 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, dy serverë, dy DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura për rreth 6 muaj, me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë, në qendër dhe në qarqet Tiranë dhe Gjirokastër, në bazë të procedimit penal nr. 471, të vitit 2023, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “World Clock”. (AP)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm