E mërkurë, 9 Korrik, 2025
22.8 C
Skopje

Mashtruesit francezë gjenden të fshehur në periferi të Londrës…

Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës drejtuar shkrimtarit francez me 10 tetor 1904, në të cilën atdhetari shqiptar i rrëfen asokohe një sekret të veçantë. Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

 

Lincoln Cottage,

Garfield Road,

Chingford, (Essex)

Më 10 tetor 1904.

Mik i shtrenjtë,

E lexova me shumë interes artikullin tuaj për dy “princat e rremë të Shqipërisë” dhe do ta shfrytëzoj për një artikull të ardhshëm tek “Albania”.

– Për sa i përket “Oxford (India) paper”, më thanë se shitej vetëm me shumicë (një numër i caktuar pakosh): sa fletë do t’ju duheshin?

– Harrova që në letrat e mia të mëparshme t’ju tregoja për një histori vërtet të jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta prisnit: Imagjinoni që ushtria angleze është në manovra dhe një muaj më parë, dy skuadrilje kalorësie erdhën për të ngritur çadrat dhe kampuar në lëndinat e Chingford. Ne dolëm për një shëtitje atje, pasi shumë njerëz shkuan atje nga të gjitha anët, dhe papritmas ne njohëm – a mendoni se kë?

Zonja Thérèse Humbert, personalisht, ju betohem ! dhe ishin me të: 1°/Romain Daurignac, 2°/Eve Humbert, 3°/Marie Daurignac, 4°/Frédéric Humbert. Nuk kishte asgjë për tu gabuar. Përballë një pasthirrme në frëngjisht nga gruaja ime, ata u zbuluan dhe një minutë më vonë ishin zhdukur.

E kuptoni? Bota mendon se ata janë në burg, dhe ata janë fshehur të qetë në periferi të Londrës. Djalli e di se cilët personazhe duhet të kenë marrë pjesë në mashtrimet e tyre që “burgu” i tyre të ketë qenë kaq fiktiv.

Përzemërsisht,

  1. B. Konica

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm