E shtunë, 24 Maj, 2025
14.8 C
Skopje

Ambasadorë me 4 vjet mandat dhe paga më të larta

Komisioni kuvendor për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme sot dha mbështetje për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit  për punë të jashtme, në lexim të dytë.

Për propozim-ligjin ishte dorëzuar një amendament, nga deputetja Monika Zajkova nga PLD, i cili ishte nuk u pranua nga shumica në Komision. Me amendamentin deputetja kërkon që ambasadori i cili emërohet nga përbërja e zyrtarëve diplomatik dhe konsullor të ketë një përvojë diplomatike të paktën të jetë minister këshilltar, si dhe të paktën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të ambasadorëve të emërohen nga përbërja e zyrtarëve diplomatik-konsullor me përvojë më të lartë diplomatike në Ministri.

Propozimi parashikon ndryshime në fushën e investimeve dhe tregtisë së jashtme, që rrjedhin nga nevoja për harmonizim me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore. Ndryshimet në Ligjin për Punët e Jashtme duhet t’i mundësojnë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) të marrë përgjegjësi të reja në fushën e hartimit të politikave tregtare dhe të investimeve, si dhe një tranzicion më të thjeshtë për punonjësit që do të transferohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës në MPJTJ.

Propozohet të rritet përqindja e ambasadorëve të emëruar nga radhët e diplomatëve profesionistë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në vend të një të tretës si më parë, në të paktën gjysmën. Gjithashtu, mandati i diplomatëve duhet të jetë deri në katër vjet, në vend të tre viteve që është aktualisht. Zgjidhja e re ligjore parashikon gjithashtu një korrigjim minimal të koeficientëve të pagave dhe shpenzimeve të jetesës së diplomatëve jashtë vendit, dhe ministri, bazuar në rekomandimin e Qeverisë, do të jetë në gjendje të emërojë një përfaqësues të posaçëm për nevoja të veçanta dhe në interes të shtetit.

Anëtarët e Komisionit dhanë gjithashtu pëlqimin e tyre për ratifikimet e protokollit që ndryshon dhe plotëson konventën mbi krimet dhe disa akte të tjera të kryera në aviacione, protokollit që ndryshon konventën për shtypjen e kapjes së paligjshme të aviacioneve, konventës për shtypjen e akteve të paligjshme që ndikojnë në aviacionin civil ndërkombëtar, protokollit opsional të konventës për të drejtat e fëmijëve mbi një procedurë ankesash dhe amendamentit të konventës mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor në një kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt të vitit 2001 dhe amendamentit të dytë të konventës mbi vlerësimin e ndikimit mjedisor në një kontekst ndërkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor 2004.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm