E martë, 13 Maj, 2025
17.4 C
Skopje

Mbi 20 mijë vullnetarë dhe mbi 600 organizata po marrin pjesë në pastrimin e 500 lokacioneve në vend

Edhe sot zazhdoi aksioni ekologjik “Fundjava e pastrimit”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Si pjesë e fushatës tre-ditore, e cila filloi dje, mbi 20,000 vullnetarë do të pastrojnë në më shumë se 500 lokacione në të gjitha komunat, duke përfshirë mbi 600 organizata, institucione dhe kompani, shoqata ekologjike, qytetare, sportive, organizata pensionistësh, institucione publike, komunitete lokale dhe urbane, kopshte, shkolla, fakultete, vullnetarë dhe parqe kombëtare.

Aksionit simbolikisht iu bashkangjitën edhe krerët më të mart të shtetit duke filluar nga Presidentja Siljanovska, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Izet Mexhiti, Ministrja e arsimit Vesna Janevska, dhe shumë funksionarë të tjerë.

Bëhet fjalë për një ngjarje ekologjike masive unike, jo vetëm në vend, por edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga “Меn end Maunten” në bashkëpunim me Birraria Shkup, Pakomak, Zero Mbetje, Banka Shparkase, EVN Maqedoni, Makstil, Buçim Borov Dol, Saubermaher dhe Kostal. Aksioni mbështetet edhe nga BNJVL, Kryqi i Kuq dhe Ministria e Mjedisit Jetësor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm