E mërkurë, 18 Qershor, 2025
23.8 C
Skopje

Mbi 200 të burgosur kanë ikur nga burgu në Pakistan pas tërmetit në Karaçi

Më shumë se 200 të burgosur kanë ikur nga një burg në qytetin Karaçi të Pakistanit pas një serie tërmetesh të lehta, bënë të ditur autoritetet lokale.

Të burgosurit, kryesisht të dënuar për krime të lehta, mposhtën rojet dhe u arratisën nga burgu i Malirit në orët e para të mëngjesit të sotëm, tha nëpunësi i policisë Kashif Zaman.

Rreth 80 të arratisur u kapën përsëri pranë burgut pasi policia dhe forcat e tjera të sigurisë ndërhynë, sipas Zia Lanxharit, ministër i Punëve të Brendshmetë provincës Sind.

Ekipet e policisë po vazhdojnë operacionin për të gjetur të arratisurit e mbetur, tha shefi i policisë së Sindit, Gulam Nabi Memon, pasi vizitoi burgun.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm