E martë, 8 Korrik, 2025
31.8 C
Skopje

Mbi 40 për qind e nxënësve janë analfabetë

Bukuresht, 8 nëntor – Mbi 40 për qind e nxënësve rumunë të moshës 15 vjeçare janë funksionalisht analfabetë, gjegjësisht dinë të shkruajnë dhe konsiderojnë por nuk e kuptojnë atë që e shkruajnë dhe nuk dinë ta zbatojnë mësimin, informon sajti Ziare. Përqindja është dy herë më e lartë nga vlera mesatare evropiane. “Vlera mesatare evropiane është 20 për qind me synim që deri në vitin 2020 të ulet nën 15 për qind. Ne me 42 për qind për afat aq të shkurtër  nuk mund të afrohemi deri te ky qëllim”, deklaroi Lidija Deka, këshilltare për arsim në administratën presidenciale gjatë debatit për këtë temë në qytetin Kluzh. “Niveli i braktisjes së shkollës është 19 për qind edhe atë nën kushtin që vetë si vend e vendosim për qëllim – të arrijmë nivel prej 11 për qind. Por, vetë shkuarja në shkollë nuk është e mjaftueshme dhe shumë fëmijë shkojnë kot në shkollë”, theksoi ajo.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm