E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Mbi 50 të vrarë në një dasëm në Faluxha

Mbi 50 persona janë vrarë dhe mbi 30 janë plagosur në një atentat, të kryer në perëndim të Bagdadit, transmeton TASS, duke iu referuar televizionit “Al Arabia”. Një sulmues vetëvrasës është hedhur në erë në një shpërthim të automjetit të tij bombë gjatë një dasme në qytetin sunit Ameriat Faluxha, në afërsi të Faluxhas, shtojnë mediat britanike, në të cilat raportohet vetëm për 12 të vrarë dhe 35 të plagosur. Mediat theksojnë se në mesin e të vrarëve ka përfaqësues provincialë sunitë të cilët u janë kundërpërgjigjur xhihadistëve të Shtetit Islamik. Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm