Përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Bankës Botërore, janë ndarë 85.928.460 denarë për ndërtim dhe 6.292.161 denarë shtesë për pajisje të objektit “Sonce” në kopshtin “Rosica” në Vollkovë, theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Ajo informoi se përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, është krijuar një hapësirë gjithëpërfshirëse dhe cilësore për 150 fëmijë, inkurajim i zhvillimit të hershëm fëmijëror në objekte moderne dhe të vlerësuara.
Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçeva, sot e vizituan komunën e Gjorçe Petrovit. Me ç’rast u takuan me Shoqata kulturore dhe artistike në Qendrën e Kulturës në Gjorçe Petrov, ndërsa e vizituan edhe objektin “Sonce” të kopshtit “Rosica” në Vollkovë. Përfaqësuesit e Qeverisë do ta vizitojnë edhe stacionin e pastrimit në fshatin Orman.