E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Mbi “Adoleshence” (mini seriali-n në Netflix)

“Adoleshence” është një portretizim artistik, bindës i hendekut të zgjeruar mes prindërve dhe fëmijëve të tyre adoleshentë, në një epokë digjitale të egër dhe të parregulluar. Është gjithashtu një interpretim kritiko-ontologjik  shoqëror, se sa pak dimë  të komunikojmë në mënyrë efektive me adoleshentët

Nga Enver Abdulahi, profesor universitar

 

Shkruar nga Jack Thorne dhe Stephen Graham, shfaqja hedh dritë mbi zhargonin e errët në platformën online incel, që do të thotë “beqari i pavullnetshëm”, e cila është pjesë e një komuniteti më të gjerë në internet të njohur për nga pikëpamjet e tyre mizogjene, shpesh të referuara si “manosphere” (sfera mashkullore). Manosfera është një koleksion i mbivendosur i komuniteteve mbështetëse të meshkujve në internet, që janë shfaqur si një përgjigje ndaj feminizmit, fuqizimit të femrave dhe forcave tjetërsuese të neoliberalizmit si produkt final i globalizimit. Ndërsa kjo nënkuptohet gjerësisht, shumë më pak energji është drejtuar për të kuptuar pse dhe si meshkujt tërhiqen nga këto komunitete virtuale ekstreme në radhë të parë, komunikologet dhe sociologet janë në kërkim të arsyeve që sjellin këto devijime shoqërore (vijon hulumtimi shkencor në këtë drejtim).

“Adoleshence” mund të kuptohet, shumë gjerësisht, si një paralajmërim i errët për pasojat e mundshme të kulturës së incelit dhe radikalizimin e të rinjve në internet. Në serialin e Netflix-it, një djalë 13-vjeçar i quajtur Jamie Miller arrestohet nën dyshimin e vrasjes dhe prezantohet me pamjet e kamerave CCTV ku ai godiste për vdekje një shoqe klase të quajtur Katie Leonard. Shfaqja ndjek Jamie dhe familjen e tij nga dhoma e marrjes në pyetje të policisë deri në shkollën ku ai dhe Katie shkonin dhe në institucionin psikiatrik të të rinjve ku më vonë pret gjyqin. Duke kërcyer një vit përpara në episodin e tij të fundit për të gjetur Jamie (papritmas) duke u përgatitur të pranojë fajin ndërsa familja e tij përpiqet të kthehet në një version të normalitetit me një stigmatizim shoqëror si familja e vrasësit.

Anomie shoqërore (E. Durkheim)  është një koncept që sqaron një gjendje shpërbërjeje shoqërore. Për shkak të një ndryshimi shoqëror të gjerë (këtu: industrializimi, futja e parimit strukturor të ndarjes së punës), diferencimet shoqërore po shfaqen gjithnjë e më shumë (p.sh. të varfër – të pasur, urban – rural, fetar – të laicizuar, pro-israel, pro-palestinez, etj.). Zhdukja e parimeve të vjetra të strukturës dhe rendit dobëson kohezionin shoqëror. Si rezultat, rregullat e përgjithshme shoqërore nuk respektohen më; rendi kolektiv shpërbëhet dhe shfaqet një gjendje anomie. Pasojat e kësaj janë rritja e shkallës së vetëvrasjeve dhe krimi në dy dekadat e fundit nga adoleshentet.(R.Merton) Autoret e serialit të lartcekur, të inspiruar nga rritja e krimit të grup moshave tek adoleshentët si dhe rënia drastike e performancave shkollore tentojnë të depërtojnë (me mjeshtërinë artistike duke përdorur teknikën e incizimit dokumentaro-filmike) në botën e adoleshentëve të gjeneratës Z (dekada e tretë e milenuimit që jetojmë) krijimit të sub-kulturës “cyberspace” (virtuale) nëpërmjet një ndërveprimi simbolik on-line nëpërmjet emojive (emotikon) si formë e komunikimit në rrjetet sociale. Parasëgjithash, duke tentuar që të kuptojnë  botën imagjinare që sjell tjerësimin nga normat dhe rregullat e sjelljes dhe jetesës në kulturën e përgjithshme (mainstrim), që është kryekëput materialiste.

Simpatia e vërtetë e serialit nuk qëndron tek kasti i adoleshentëve të trazuar, por tek të rriturit e hutuar rreth tyre. Ashtu si prindërit e Jamie, shikuesit duhet t’i dorëzohen pikëllimit dhe mosbesimit për të mos kuptuar kurrë se çfarë ndodhi me djaloshin simpatik tepër të sjellshëm dhe shembullor në shkollë, seriali arrin kulminacionin e joshjes së publikut nëpërmjet inspektorit policor  Luke Bascombe, kur djali i tij Adam Bascombe (nxënës në të njëjtën  shkollë) jep sqarimin e komunikimit mes emojive në platformën Insta (Instagram). Mënyra specifike e krijimit të kuptimeve speciale në nëngrupet e incel që analizohet nga ekspertët e komunikologjisë dhe sociologëve simboliko-ndërveprues (E.Goffman). Që mund të lexohet (analizohet) si një interpretim gofmanesk i prezantimit të “vetes” në përditshmërinë imagjinare në cyberspace e cila krijon një identitet të dyfishtë, mes reales dhe imagjinares (problem psikologjik  i identitetit të dyfishtë). Autoret e serialit, me mjeshtëri të rrallë e porterotojnë epokën e (“Multiple identities”K.Censhaw) identiteteve të shumta në epokën e pas-vërtetës (S.Tesich), në internet dhe rrjetet sociale që mundësojnë jetësimin e këtyre identiteteve nën-grupore.

“Adoleshence” është një portretizim artistik, bindës i hendekut të zgjeruar mes prindërve dhe fëmijëve të tyre adoleshentë, në një epokë digjitale të egër dhe të parregulluar. Është gjithashtu një interpretim kritiko-ontologjik  shoqëror, se sa pak dimë  të komunikojmë në mënyrë efektive me adoleshentët. Prindërit duke blerë pajisje teknologjike që fare nuk i kuptojnë konskeuancat e përdorimit të tyre  të gabuar  si dhe tepruar (duke krijuar varëshmeri nga këto pajisje), trendi konformist materialist që sjell inovacione më shpejtësi marramendëse që ndikon në  humbjen  e kuptimit esencial të këtyre mjeteve  të komunikimit  dhe etikës publike të subgrupacioneve shoqërore që ndikojnë direkt në anomalinë shoqërore që kërkon një konsensus shoqëror për rregullimin e sferës cyberspace në nivel ndërkombëtar.

Mini seriali me katër episodeve ”Adoleshence” në  platformën online për seriale dhe filma me pagesë  – Netflix, arriti shikueshmërinë rekorde në tërë rruzullin tokësor duke vetëdijesuar prindërit dhe institucionet shoqërore për hulumtim të mëtutjeshëm por edhe debat publik të gjerë, është koha e fundit të nisim edhe ne si shoqëri të debatojmë publikisht për rritjen e dhunës tek adoleshentët dhe të rinjtë.

 

(Autori është profesor universitar në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm