E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

MBPEU: Paguhen 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit

Sot në ditën e festës së Shën Trifunit, mbrojtësin e kultivuesve të rrushit u realizua pagesa prej 315.745.324,00 denarësh për 11.689 persona.

Pagesa i referohet nënmasës 1.11 për prodhimin e realizuar të rrushit.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë deklaruar sipërfaqe të punueshme bujqësore me vreshta dhe që prodhimin e realizuar të rrushit e kanë dorëzuar tek një grumbullues i regjistruar, përfshirë edhe rrushin e prodhuar për kapacitetet e tyre përpunuese ose prodhimin e përdorur për nevoja vetjake dhe shitje në treg.

Shuma e pagesave direkte rritet për 8.400 denarë për hektar në krahasim me shumën e përcaktuar të pagesave direkte nga nënmasa 1.11. Përkujdesja për bujqit vazhdon edhe më tej.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm