Jasveen Sangha, shpeshherë e etiketuar si ‘Mbretëresha Ketaminë’, është personi kyç, e cila mund të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së yllit të serialit ‘Friends’, Matthew Parry. Media e britanike The Times, thekson se, në kohën kur Matthew Perry erdhi në jetën e saj, “Mbretëresha Ketamine” e Hollywood-it ishte e vetëdijshme për rreziqet për klientët e saj të famshëm. Jasveen Sangha kishte shitur drogën e përdorur për herë të parë si qetësues kuajsh në Los Anxhelos që nga viti 2019, thonë prokurorët. Produkti ishte më i miri në Los Angeles.
“Ajo merret vetëm me të famshëm dhe të famshme. Nëse nuk do të ishin gjëra të shkëlqyera, ajo do të humbiste biznesin e saj”, theksojnë përdorues të ndryshëm të Ketaminës për The Times.
41-vjeçarja e organizonte këtë biznes në Hollywoodin verior. Ajo dyshohet se paketonte dhe shpërndante drogë te të pasurit dhe të famshëm në Kaliforni, duke përfshirë Matthew Perry, të cilin ajo supozohet se i ka shitur rreth 50 shishe me ketaminë për 11 mijë dollarë në dy javë para vdekjes së tij. Droga të tjera të gjetura në shtëpinë e saj dyshohet se përfshinin pilula që përmbanin metamfetaminë, kokainë dhe barna me recetë. Lidhja midis Sangha-s dhe Perry-t, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare, hedh dritë mbi pjesën e errët të përdorimit të drogës në Los Angeles dhe zbulon se si shoqëruesit dhe vartësit e të famshmëve lehtësojnë varësinë e tyre.