E martë, 13 Maj, 2025
17.4 C
Skopje

Mbyllet pjesa e parë, Interi po fiton 2-0 ndaj Barcelonës

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë të gjysmëfinales Inter – Barcelona.

Interi i Simone Inzaghit po avancon pas 45 minutave të parë. “Neroazzurët” po fitojnë 2-0, me golin e shënuar nga Lautaro Martinez, fillimisht.

Argjentinasi shënoi në minutën e 22-të të ndeshjes, pas një gabimi të bërë në mesfushë nga Dani Olmo i Barcelonës.

Golin e dytë për Interin e shënoi Hakan Calhanoglu nga penalltia, pas ndërhyrjes së Pau Cubarsit ndaj Lautaro Martinezit. Rezultati i përgjithshëm është po ashtu në të mirë të Interit, 5-3.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm