E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Me libra të dëmtuar edhe vitin e ardhshëm

Shkup, 13 nëntor – Vështirë se do të ketë komplete të reja të librave shkollor edhe për vitin e ardhshëm 2017/2018. Megjithëse të shkatërruara jashtë mase nga përdorimi i tejzgjatur dhe kapërcimi disa herë i afateve ligjore, Ministra e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nuk planifikon të bëjë ribotimin e kompleteve të teksteve shkollore as vitin që vjen. Të paktën në Programin e investimeve të parapara për vitin 2017, nuk është ndarë asnjë denar për këtë qëllim. Janë planifikuar të shpenzohen rreth 54 milionë denarë për përgatitjen e programeve mësimore nga Qendra Ndërkombëtare e Programeve Mësimore në Kembrixh, apo mbi 76 milionë të tjera për përkthimin dhe botimin e literaturës profesionale për arsimin e lartë, mirëpo për botimin eventual të librave nga arsimi fillor dhe i mesëm, në buxhetin e vitit të ardhëm nuk është ndarë asnjë denarë. Nëse do të ishin respektuar me përpikëri ligjet, sa i takon edhe furnizimit të shkollave me libra, në 2017-tën do të duhej të diskutonim për botimin e sesisë së tretë të komplet librave shkollorë. Por, meqë MASH ka shmangur çdo herë të përmbushë obligimin për botimin e librave të rinj, fillimisht në çdo tre vjet dhe aktualisht në çdo pesë vjet, niveli i diskutimit ka zbritur në fazat fillestare. Diskutohet nëse do të kemi ose jo ribotimin e parë të kompleteve të librave. Predispozitat për një gjë të tillë, tani për tani, janë dëshpëruese. Pra, shkollat do të duhet të mbajnë edhe më tej librat të cilat janë botuar viteve të kaluara, pjesa dërmuese e të cilave para gjashtë – shtatë viteve. Në kuadër të reformave arsimore… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm