E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Me shikim të mprehtë e qëndrim “pompoz”, Melania Trump krejt ndryshe këtë herë (FOTO)

Melania Trump ka publikuar foton zyrtare si Zonja e Parë e SHBA-ve. Me një sfond gri, kur është e vështirë të dallohet pamja pas krahëve të saj, me shikim e drejtë, të thellë, me duart e mbështetura në tavolinë Melania Trump ka pozuar për foton e saj zyrtare. Ky qëndrim nuk mund të përshkruhet ndryshe vetëm si “qëndrimi i pushtetshëm”.

E publikuar fillimisht nga Shtëpia e Bardhë ditën e hënë, e shkrepur nga fotografi i njohur belg Régine Mahaux fotoja e Melania Trump ka bërë bujë të madhe në internet. Ky është portreti i dytë zyrtar i saj si Zonja e Parë e SHBA-ve.

Në foton e saj zyrtare të parë në vitin 2017 Melania Trump u komentua për veshjen e saj nga marka luksoze “Dolce&Gabbana”. Veshja e saj në atë kohë kohë u konsiderua si një zgjedhje e çuditshme dhe një mundësi e humbur për të suportuar markat amerikane.

Nëse krahasojmë dy fotot zyrtare të Melania Trump si Zonja e Parë vëmë re se stili i saj elegant qëndron i njëjtë. Në foton e vitit 2017 ajo pozoi e veshur me një kostum të zi, ndërkohë që flokët e lyera dhe make-up i lehtë i nxirrnin në pah sytë e saj të bojëqiellta.

Me krahët e kryqëzuar, shikimi i saj jep të njëjtin mesazh, fuqi. Duket se kësaj here fotoja e saj jep mesazhin e një rikthimi. Kostumin e saj të zi e thyen këmisha e bardhë që i nxjerr në pah tiparet e portretit të saj.Kjo nuk është hera e parë që gruaja e Presidentit të 47-të të SHBA-ve tërheq vëmendje. Pasi dhe në ceremoninë e inaugurimit të Trump, veshja dhe kapela e saj bëri bujë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm