Më shumë se 2.000 profesorë universitarë në Serbi sot me një letër publike i kanë përkrahur studentët në protestat dhe kërkesat e tyre, ndërsa lista e nënshkruesve po shtohet vazhdimisht.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne, mësuesit, bashkëpunëtorët dhe studiuesit e universiteteve në mbarë Serbinë, qëndrojmë me vendosmëri me studentët tanë në luftën e përbashkët për një shoqëri më të mirë”, thonë profesorët universitarë në Serbi.
Ata i dënuan përpjekjet e pishtetit për të studentët përmes shpërndarjes publiket të të dhënave të tyre private, duke përhapur të pavërtetat për ta, si dhe me dërgimin e policisë dhe agjentëve të Agjencisë së sigurisë informative në adresat e tyre dhe të prindërve të tyre.
“Apelojmë edhe një herë tek organet kompetente që ta bëjnë punën e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi”, kanë thënë profesorët.