E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

​“MEGJASHI” QËNDROI NË DIBËR: Secili fëmijë brenda sistemit arsimor

Duke përshëndetur punëtorinë, kryetari i Dibrës Hekuran Duka potencoi se hyrja në konceptin e qyteteve dedikuar fëmijëve që ka të bëjë me të drejtat e tyre është domethënëse. Ai potencoi se komuna Dibër ka ndërmarr të gjithë aktivitete që të gjithë fëmijët me përputhje me normat ligjore të vijon procesin edukativo arsimor

 

Vjollca SADIKU

Dibër, 17 dhjetor – Komuna e Dibrës është në radhët e komunave në vend ku asnjë fëmijë nuk është jashtë sistemit edukativo arsimor. Kjo do të thotë se pushteti vendor ia ka arrit qëllimit që ka të bëjë me realizimin të plotë të arsimit fillorë por edhe të mesëm. Kjo mes tjerëve u theksua në punëtorinë që u organizua nga Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” në vazhdën e punëtorive që kjo organizatë i kushton fëmijëve në komunat e Maqedonisë. Projekti në fjalë është financua nga Unioni Evropian dhe në Dibër brenda dy ditëve me pjesëmarrje të arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme si dhe të administratës komunale, u dhanë ligjërata për të drejtat e fëmijëve në përputhje me Konventat ndërkombëtare dhe normave ligjore në vend. Debati i pjesëmarrësve faktikisht dha vlerësime për pozitën e fëmijëve në komunë.

Duke përshëndetur punëtorinë, kryetari i Dibrës Hekuran Duka potencoi se hyrja në konceptin e qyteteve dedikuar fëmijëve që ka të bëjë me të drejtat e tyre është domethënëse. Ai potencoi se komuna Dibër ka ndërmarr të gjithë aktivitete që të gjithë fëmijët me përputhje me normat ligjore të vijon procesin edukativo arsimor. Pushteti vendor poashtu ka realizuar aktivitete të shumta që përveç arsimimit dhe edukimit me institucionet – fëmijët të realizojnë edhe aktivitete të tjera. Në bashkëpunim me shoqatat të ndryshme, me sukses është bë parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve dhe nga ana tjetër fëmijët të kenë mundësi të shfrytëzojnë të gjithë format të jetës së tyre duke marrë pjesë në aktivitet kulturore dhe sportive.

Dragi Zmijanac nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” ka theksuar se bashkëpunimi me komunën Dibër është në nivelin të duhur. “Kemi një bashkëpunim shumë vjeçar dhe në këtë punëtori debatohet rreth kushteve që ka siguruar komuna për fëmijët”, tha ai. Profesoreshat të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovëm Arta Melo dhe Blerta Ahmeti në punëtorinë prezantuan Konventën dhe Ligjet për të drejtat e fëmijëve, roli i komunave në realizimin të të drejtave në fjalë, pastaj problemi me dhunën kibernetike, mekanizmat për promovimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal, sfidat dhe mundësitë.

Në debat përfaqësuesit e shkollave veçmas u ndalën në sfidat dhe mundësit për pjesëmarrje aktive të fëmijëve në planin strategjik të komunave, roli i institucioneve arsimore dhe problemet me të cilët ballafaqohen nxënësit. Një nga problemet i cili u theksua në këtë punëtori ishte nevoja për një vëmendje më të madhe të institucioneve dhe arsimtarëve që nxënësit më shumë vëmendje t’i kushtojnë teknologjisë informatike e cila pastaj siguron edhe punësime të shpejta. Por siç u tha, mungesa e mjeteve për të siguruar kompjuter të ri, meqë aktualisht shkollat në pjesën më të madhe kanë kompjuter të siguruar para një dekade, nuk japin mundësi që nxënësit të kyçen në aktivitete aktuale në sferën e teknologjisë informatike. Në këtë punëtori u vlerësua lartë edhe puna e çerdhes në Dibër ku një vëmendje e veçantë i kushtohet edukimit të fëmijëve edhe në familje me rrezik social. Poashtu një vëmendje të veçantë nga pushteti vendor në këtë punëtori u dha edhe në lidhje me bashkëpunimin me institucionet lokale dhe qendrore që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve. (koha.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm