E diel, 16 Mars, 2025
14.8 C
Skopje

Mendes qetëson tifozët e Barcelonës: Yamal do të nënshkruajë kontratë të re

Agjenti i anësorit të Barcelonës , Lamine Yamal , Jorge Mendes, ka komentuar të ardhmen e klientit të tij.

Ai u takua me drejtuesit e Blaugranës në Lisbonë dhe kanë diskutuar për të ardhmen e sulmuesit sensacion.

Mendes ka konfirmuar se Yamal do të nënshkruajë një kontratë të re me gjigantin katalunas.

“Yamal patjetër do të nënshkruajë një kontratë të re me Barçën, kjo është e garantuar”.

“Sot, ne folëm vetëm për Lamine – ai do të qëndrojë me një kontratë të re”, tha Mendes.Marrëveshja aktuale e lojtarit është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm