Moti sot do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme, njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -5 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 16 deri 22 gradë.
Në Shkup kryesisht me diell dhe ngrohtë me erë të fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 21 gradë.
Ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë.