E martë, 17 Qershor, 2025
16.8 C
Skopje

Merz pas takimit me Trump: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se disa ligjvënës amerikanë nuk kanë aspak njohuri për shkallën e riarmatimit rus, duke iu referuar takimeve që zhvilloi në Washington pas bisedimeve me presidentin Donald Trump.

“Disa senatorë nuk kanë asnjë ide çfarë po ndodh me riarmatimin e Rusisë,” u shpreh Merz, duke theksuar se Moska ka intensifikuar prodhimin ushtarak dhe ka siguruar armë nga Koreja e Veriut dhe Irani që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

i theksoi gjithashtu nevojën për presion të përbashkët ndërkombëtar ndaj Rusisë dhe u shpreh i inkurajuar nga qëndrimi i Trump, i cili mohoi se SHBA do të largohet nga NATO.

Merz mbështeti kërkesën e Trump që vendet anëtare të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së dhe tha se Gjermania mbetet e varur nga SHBA për sigurinë.

Ai e vlerësoi pozitivisht takimin me Trump, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për bashkëpunimin transatlantik.

 

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm