E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Mes personave që humbën jetën në fatkeqësinë në Novi Sad, edhe një shtetas i RMV-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij të sontëm drejtuar opinionit deklaroi se në tragjedinë e sotme të madhe në Novi Sad, kur u shemb konstruksioni i betonit i stacionit hekurudhor, jetën e humbën 14 persona, se njëri prej të vdekurve është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa identiteti i pesë personave ende nuk është konstatuar

 

Ai shtoi se sipas informatave të fundit, jetën e kanë humbur 14 persona dhe se shpreson se ky do të jetë numri përfundimtar.

“Nuk arritëm ta kuptojmë identitetin e pesë personave, tetë persona janë shettas të Serbisë, një person është shtetas i Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiq.

Ai deklaroi se kërkon që Prokuroria në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë t’i ndjekin dhe t’i dënojnë ashpër përgjegjësit për rrëzimin e një pjese të konstruksionit në Novi Sad.

Ai posaçërisht i falënderoi shpëtimtarët, “njerëzit të ciltë tërë ditën luftuan dhe pësuan, punëtorët të cilët me makinat etyre tentuan ta shpëtojnë çdo jetë që mund të shpëtohej”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm