E hënë, 21 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Mexhiti: Kolonat e gjata në “Bllacë” ndërlidhen me aksionet e fundit të policisë

Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se kolonat e gjata mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare “Bllacë” ndërlidhen me aksionet e fundit të policisë që po zhvillon Ministria e Punëve të Brendshme

 

“Mendoj se ka lidhshmëri mes kolonave të gjata në Bllacë dhe aksioneve policore, sipas informatave që jep MPB. Edhe njëherë e potencoj se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromist, mirëpo jo revanshiste, jo monoetnike dhe jo me parada para familjarëve dhe fëmijëve të tyre”, tha Mexhiti.

Ai tha se çdo kush që e ka shkelur ligjin duhet të jep përgjegjësi.

Mexhiti lidhur me detajet e aksioneve policore, tha se këtë e lëmë në dorë të gjyqësisë dhe policisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm