E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Mexhiti në Forumin për Mjedis Jetësor Austri-Maqedoni në Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të mbajë fjalim  në Forumin  për Mjedis Jetësor Austri-Maqedoni   që do të mbahet  në Tetovë.

Në forum, siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  fjalime do të kenë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Martin Pamer. 

Forumi organizohet me rastin e përvjetorit të parë të partneritetit publik-privat Zaubermaher-Tetovë, i cili si aktivitet kryesor ka implementimin e menaxhimit ekologjik të mbetjeve dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave mbi sfidat, sukseset dhe mundësitë në rajon në menaxhimin e mbetjeve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm