Kryeministri Hristijan Mickoski më 20 janar do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
“Kryeministri mori një ftesë. Është një gjë e madhe dhe e rrallë, nga rajoni është ndoshta i vetmi që do të marrë pjesë. Diçka që thotë shumë, përveç shtetit, dhe për të personalisht, se si u përjetua dhe u vlerësua në shtetin më të fortë në botë. Është një nder i madh dhe për diçka që jam i bindur se kryeministri do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë për ta prezantuar Maqedoninë dhe për të paraqitur interesat kombëtare maqedonase, që në fund të ditës do të jetë dobi për të gjithë ne”, tha Nikoloski. .