Nuk mund të paguhen pagat e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve para se të miratohet Ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Prandaj para dy ditësh ishim në atë takim. Ligji do të jetë para deputetëve, në mënyrë që në përputhje me ndryshimet në Ligjin e njohur në opinion si LOPOASH, Inspektorati do të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë hap të parë, që të mund t’i paguajmë pagat të cilat në të kaluarën më së shpeshti i kanë fituar të punësuarit në Inspektorat, tha sot kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski pas akademisë solemne me rastin e 80-të vjetorit të ekzistimit të Entit Shtetëror për Statistikë.
Për atë qëllim, kryeministri tha se është dërguar letër tek ai dhe tek kryetari i shtëpisë ligjvënëse dhe sipas informatave të tij, sot ose nesër, drejtori së bashku me bashkëpunëtorët do të bisedojë me grupet e deputetëve. Pritjet e tij janë, thotë, se të gjitha grupet e deputetëve do ta mbështesin Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (LOPOASH), që të mundet siç tha, menjëherë të paguhen pagat tjera.
“Për këtë qëllim, më është dërguar një letër mua dhe kryetarit të Kuvendit, jam njoftuar se sa më shpejt që të jetë e mundur sot ose nesër, drejtori së bashku me bashkëpunëtorët e tij të bisedojnë me grupet parlamentare dhe pres që të gjitha grupet parlamentare ta mbështesin këtë ligj, në hapin e parë do të hyjë aty dhe më pas në hapin e dytë mund të hyjë edhe një ndryshim i ligjit në Agjenci, sepse ky është thelbi. Agjencia është ajo që krijon politikat dhe Inspektorati është ai që kontrollon nëse politikat zbatohen apo jo, por kjo kërkon disa muaj. Për të mos pritur, që të mos ndodhë kjo, themi që tani duhet të hyjë menjëherë këtu për t’i paguar pagat e mbetura, njerëzit me ndershmëri i kanë fituar dhe tani do të duhen disa muaj që të hyjë në kuadër të Agjencisë dhe të funksionojë si organ i tillë”, tha Mickoski.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për atë se ç’farë do të ndodh me Ligjin, nëse merren parasysh njoftimet nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim se nuk do t’i votojë ndryshimet, Mickoski thotë: “nëse BDI nuk i voton, atëherë tregon se është absolutisht konsistent në politikat e tij hipokrite, përkatësisht se dëshiron që njerëzit të cilët janë në Inspektorat për zbatimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe të mbesin pa paga edhe më tutje”.