E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Mickoski flet për inspektmin e marketeve: fjalë për fjalë jemi në terren por nga e hëna do të dalim me informacione

Kryeministri Hristijan Mickoski sot një ditë pas bojkotit të marketeve të mëdha për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të produkteve bazë ushqimore, deklaroi se inspektorët janë në terren në të gjitha marketet më të mëdha, po bëhet analizë e detajuar dhe sipas njohurive fillestare, ajo për të cilën kanë qenë të shqetësuar për sa i përket çmimeve është në fakt realitet. Më shumë detaje për analizaat paralajmëroi  për të hënën.

“Po kanë dalë në terren të gjitha institucionet, më shumë infornacione do të kisha nga dia e hënë, por mund të them që jemi fjalë për fjalë në të gjitha marketet e mëdha dhe po bëhet analizë e detajuar,  më shumë inforacione do të mund të jap me publikun nga e hëna. Por,  mund të them se një pjesë e asaj që ishim të shqetësuar, gjegjësisht duajtjet tona, po bëhet e vërtetë dhe realitet, ndaj po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Si Qeveri kemi obligim që ta mbrojmë standardin jetësor të qytetarëve”, tha sot Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas pjesëmarrjes në ngjarjen në Koçan ku u ndanë çelësat e objektit të ri të dedikuar për familjet në nevojë sociale në komunë.

Ai theksoi se në të njëjtën kohë do të bëhet llogari edhe për ekonominë e tregut, gjithashtu të mos vjen deti në cenimin  e parimeve të saj dhe shtoi se të gjitha palët e interesuara duhet të punojnë së bashku që nga e gjithë situata të dalin fitues.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm