Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së tij në Komunën e Kavadarit, lidhur me atë se si e vlerëson gjendjen në koalicionin qeveritar, ai përmendi se është e shkëlqyeshme, ndërkaq më pas konfirmoi edhe se do të ndodhë takimi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.
Kjo vjen pasi që u gjet nën pikëpyetje mbetja në Qeveri e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, pas ndodhive në koalicionin Vlen, një nga partnerët e koalicionit qeveritar, krahas VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it.
Burime qevritare para disa ditëve e prësëritën qëndrimin se kryeministri Mickoski do të realizojë takim me Taravarin pas 1 majit. Përgjigja në pyetjen se a do të vazhdojë ai të jetë ministër në Qeveri, si edhe bashkëpartiaku i tij nga ASH-ja, Arben Fetai, do të dihet pas këtyre bisedimeve.
Krahu i ASH-së i Taravarit nuk është pjesë e “Vlen”-it pasi që ata vendosën në zgjedhjet lokale të dalin me lista të veçanta.