E premte, 13 Qershor, 2025
13.8 C
Skopje

Mickoski me qëndrime të ashpra për qytetarët që nuk i kryejnë obligimet ndaj shtetit

MPB, DAP dhe Policia financiare janë të obliguara ta mbrojnë interesin kolektiv të qytetarëve dhe ata të cilët tentojnë në llogari të qytetarëve të tjerë të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit, pres të sanksionohen dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski.

“Shpresoj se në mënyrë rrjedhëse i kryen obligimet e veta dhe se pjesa më e madhe e qytetarëve me përjashtim të pakicës të cilët ishin lëndë e aksionit të djeshëm, i paguajnë obligimet e veta ndaj shtetit. Por, për fat të keq patë se kemi edhe qytetarë të cilët arritën të fshehin tatim nga shuma rekorde prej disa dhjetëra milionë eurove. Shpresoj se ai do të jetë rast me përjashtim, dhe jo rregull. Por, MPB, DAP dhe Policia financiare janë të obliguara ta mbrojnë interesin kolektiv të qytetarëve dhe qytetarët e tillë të cilët tentojnë në llogari të të tjerëve të mos i kryejnë obligimet e veta ndaj shtetit të sanksionohen dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve për të komentuar funksionimin e DAP në Strumicë pas arrestimit të disa inspektorëve të dyshuar për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”.

Mickoski së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot morën pjesë në inaugurimin e Sektorit të rikonstruuar për punë administrative – Shkup.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm