E enjte, 17 Korrik, 2025
20.8 C
Skopje

Mickoski në emër të zhvillimit insiston në regjistrimin elektronik të popullsisë

Regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk guxon të jetë temë politike, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se “neve duhen numra realë për të ditur si ta zhvillojmë vendin, ndërsa “temat politike që lidhen me përqindjet, numrat, të drejtat etj., kanë mbaruar”.

Sipas Mickoskit, duhet të bëjmë një regjistrim elektronik të popullsisë për arsyen e thjeshtë se duhet të dimë se me çfarë disponojmë sipas kritereve të përcaktuara nga Eurostat.

“Nuk thashë se do ta bëjmë këtë. Ndoshta do të jetë përsëri punë në terren, ndoshta do të jemi shumë të pasur dhe do të kemi para për të shpenzuar për një regjistrim në terren. Por, do ta përsëris, regjistrimi nuk duhet të jetë temë politike, temat politike që lidhen me përqindjet, numrat, të drejtat etj. kanë mbaruar, kjo ka mbaruar. Dhe askush nuk duhet ta përmendë këtë ose të debatojë për të. Kjo është një e drejtë e fituar dhe ka mbaruar. Na duhen numra realë për të ditur se si ta zhvillojmë vendin. Ky është thelbi, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas vizitës së “Replek”.

Sipas Mickoskit, aktualisht po punojmë me të dhëna që janë të vjetra 23 vite, dhe nga ana tjetër themi se jemi kandidat për në BE, duam të jemi në BE.

“Kjo nuk është temë politike. Kur përmenda regjistrimin elektronik, e përmenda bazuar në një pyetje nga një deputet në parlamentin e Maqedonisë, e cila erdhi si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar metodologjinë e përdorur në regjistrimin e fundit. Tani, nëse ajo metodologji nuk funksionon, ne në fakt po punojmë me të dhëna nga viti 2002. Realisht, sepse nëse Gjykata Kushtetuese e anulon atë metodologji. Ne duhet të vendosim se çfarë duam vërtet. A do të merremi me etnopolitikë, apo do të merremi me zhvillim. Nuk mund t’i bëjmë të dyja”, tha Mickoski.

Mickoski konsideron se opozitës i mungon kapaciteti dhe tema e tyre e vetme është politizimi etnik dhe etnopolitika.

“I kuptoj. A do t’i justifikoj, nuk i justifikoj. Do ta shohim, populli do të japë një përgjigje. Por, unë po flas për zhvillim. Nëse duam të zhvillohemi, ky është drejtimi, deklaroi Mickosk

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm