E martë, 25 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Mickoski: Nëse jemi të ndarë asnjëherë nuk do të fitojmë

“Nëse jemi të ndarë, nuk do të fitojmë kurrë, gjë që na ka ndodhur si popull dhe komb në historinë tonë, prandaj duhet të marrim vendime me shumë mençuri sot, që të arrijmë atje ku duam”, tha Hristijan Micksoki.

Mickoski ritheksoi se është e nevojshme krijimi i një strategjie shtetërore në bashkëpunim me ASHAM. I pari i këtij institucioni, Zhivko Popov, rikujtoi se përkundër ndryshimit të flamurit dhe emrit kombëtar, procesi i negociatave nuk u hap, por apeloi që me guxim të vazhdohet në rrugën evropiane.

“Ngeci hapja e procesit të negociatave me BE-në. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se zgjidhjet e arsyeshme dhe të pranueshme për problemet e krijuara mund të arrihen vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit të barabartë me fqinjët dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Zivko Popov.

Derisa përfaqësuesit e Qeverisë po shënonin mbajtën e seancës së parë të KAÇKM-së në Muzeun e VMRO-së, delegacione nga Qyteti i Shkupit dhe nga Kuvendi vendosën lule para monumentit të luftëtarëve antifashistë në afërsi të Qeverisë, me rastin e 80 vjetorit nga çlirimi i Shkupit nga fashizmi. Këtë ditë e ka uruar edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sipas të cilit në kohë sfidash ekonomike dhe politike duhet të udhëhiqemi nga guximi dhe vendosmëria e të parëve tanë, të cilët nuk u dorëzuan nga lufta për liri, drejtësi dhe barazi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm