Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski tha se kryetari aktual i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski do të jetë kandidati i partisë për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale
Mickoski tha se, Gjorgjievski është kandidati i duhur i cili pas zgjedhjeve lokale do ta zhvillojë Shkupin dhe do të normalizojë funksionimin e qytetit.
“Vendimi për të është rezultat për atë se ai si kryetar i Kisella Vodës, me përkushtimin e tij maksimal, zellin dhe praninë e vazhdueshme në terren tregoi dhe dëshmoi se edhe di edhe dëshiron të punojë për qytetarët dhe nga ajo që unë mund të them për Orcen e di se është jashtëzakonisht i motivuar që fillimisht të fitojë dhe më pas edhe të fitojë çdo ditë për Shkupin dhe shkupjanët”, tha Mickoski.
Gjorgjievski tha se, është i gatshëm të ringrisë qytetit dhe ta bëjë atë të dinjitetshëm për të gjtihë qytetarët.
“Jam absolutisht i vetëdijshëm se në çfarë gjendje është Qyteti i Shkupit, jam absolutisht i vetëdijshëm për gjendjen e shkatërruar të qytetit, por po ashtu jam i gatshëm që pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve ta ringrisë përsëri Shkupin, përkatësisht që Shkupit të bëhet përsëri qytet dinjitoz për bashkëqytetarët tanë, qyteta pa ndasi. E kërkoj mbështetjen e të gjithë shkupjanëve, pavarësisht përkatësisë partiake, fetare e etnike. Për mua ekzistojnë vetëm shkupjanë që e duan qytetin apo nuk e duan qytetin”, tha Gjorgjievski.
Në seancën e sotme të Komitetit Ekzekutiv të partisë, u konstatuan edhe kandidaturat për komunën e Gazi Babës, Karposhit, Lozovës, Pehçevës dhe Resnjës.