Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili tha se do të propozojë shkarkimin e drejtorit Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase.
Mickoski tha se ka biseduar me drejtorin Idrizi për këtë çështje dhe se pret që mos ta përsërisë të njëjtën, në të kundërtën do të shkarkohet.
Ndryshe, më herët për këtë u pyet edhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili tha se propozimet për shkarkim të drejtorëve i bëjnë partitë që i kanë emëruar.