E enjte, 6 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Mickoski: Pres që Fon Der Lajen të thotë se Maqedonia do fillojë negociatat pa kushte

Shkup, 28 tetor – Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar sot vizitën e presidentes së KE-së në vend, Ursula von der Leyen tha se, pret zyrtarja evropiane të befasojë pozitivisht vendin dhe të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa asnjë kusht. Ai tha se, kjo është më e pakta që ajo mund të bëjë për të treguar respekt ndaj popullit maqedonas.

“Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm për mangësitë e shumta që i kemi në planin vendor për shkak të Qeverisë së korruptuar. Në atë mënyrë do t’i jepet mirënjohje qytetarëve dhe shtetit për 23 vitet e kaluara, kur nënshkruam marrëveshjen për stabilizim dhe do t’i jep respekt për gjitha poshtërimet që i ka përjetuar populli maqedonas”. – deklaroi Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

Presidentja e KE-së do të fillojë nesër vizitën zyrtare në Shkup, prej ku edhe nis turneun e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtuan nga KE, von der Leyen të dielën do të takohet me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, për të vazhduar më pas të hënën me aktivitet e saja në kudër të vizitës zyrtare. “Pas konferencës për media të presidentes von der Leyen dhe kryeministrit Kovaçevski që do të mbahet të hënën në ndërtesën e Qeverisë, presidentja dhe kryeministri do të vizitojnë një fabrikë afër Shkupit për përpunimin e pemëve dhe perimeve. Fabrika ka marrë ndihmë të konsiderueshme nga programi IPARD i financuar nga BE, i cili i mundësoi asaj të përmirësojë kapacitetet e saj prodhuese, të eksportojë produktet e saj në tregun e vetëm të BE-së dhe të sigurojë vendet e punës për punonjësit e saj”,  thonë nga Komisioni Eveopian

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm