Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka marr vetëm një pikë në fillim të ciklit të ri të Ligës së Kombeve.
Maqedonia u ndal në barazim 1-1 ndaj Ishujve Faroe. Dy penalti u treguan në stadiumin në Torshavn, ku vendasit iu kënaqen një rezultati të madh, ndërsa Maqedonia humbi rastin që të arkëtoj 3 pikë.
Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë, Bllagoja Milevski nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e përballjes ndaj Ishujve Faroe.
“Nuk mund të jem i kënaqur me rezultatin, para një përballjes së madhe në Shkup. Nuk mund të ankohemi për asgjë, përfshi këtu edhe barin artificial. Thash se ndeshja e parë është e vështirë dhe nuk kemi tani kohë, pasi duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Nga pjesa e parë nuk jam i kënaqur. Nuk jam i kënaqur nga debutuesit në pjesën e parë, Iljazovski dhe Mitrevski. Në pjesën e dytë ishte pak më mirë. Nuk më pëlqen se nuk kishte emocione te disa futbollistët dhe kështu nuk shkon, posaçërisht kur luhet për Maqedoninë.
Na duhet më shumë koncentrim në sulm se atje kemi shumë problem. Por ka ndonjë ditë që gjërat nuk shkojnë siç duhet. Duelet direkte mendojë se mund të vendosim për vendin e parë në grup dhe jo pikët e humbura ndaj Ishujve Faroe. Në ndërprerjet e lojës , Ishujt Faroe ishin më superior dhe kishte disa momente që ata ishin tejet të rrezikshëm. Duhet të punojmë në anën psikike dhe të jemi gati për sfidën e radhës”, deklaroi Bllagoja Milevski.
Ndeshjen e radhës Maqedonia do ta zhvillojë të martën ku na arenën “Todor Proeski” në Shkup do të pres Armeninë.