Shkup, 19 nëntor – Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër me fillim prej ora 20:45 në arënën “Todor Proeski” në Shkup do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për kampionatin Evropian 2024, ndërsa përballë do të ketë reprezentacionin e Anglisë.
Seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski para takimit ka theksuar se përballja ndaj anglezëve do të jetë një takim i madh për futbollistët e rinj që të dëshmojnë vetëm para një ekipi më të mirë në botë.
“Ne tani më vetëm kemi bërë shumë ndryshime në formacion si dhe në mënyrën se si funksionojmë si ekip. Në shtator, tetor dhe tani kemi një fizionomi tjetër me lojtarë të rinj dhe jemi në fazën ku po krijojmë një ekip të ri.
Nga kjo që shohim, mendoj se kemi një perspektivë të mirë. Është normale se kur ke lojtarë të rinj do të ketë edhe lëkundje, por e gjithë kjo është një proces pasi që këto ndeshje janë një mundësi e mirë pasi do të kenë mundësinë të luajnë përballë një ekipi më të mirë në botë”, theksoi Milevski.
Milevski po ashtu foli edhe për takimin e nesërm ndaj Anglisë si dhe pritshmëritë nga kjo përballje.
“Jemi të vetëdijshëm se për ne është problem që për një kohë kaq të shkurtë të zhvillojmë dy ndeshje shumë të forta. Lojtarët kanë shumë probleme në klubet e tyre, pasi nuk kanë shumë minuta të luajtura, ndërsa ne këtu nuk mund të ndërhyjmë për t’ia lehtësuar tyreve.
Shpresojë se situata e tyre në klube do të përmirësohet në mënyrë që të jenë të gatshëm t’iu përgjigjen lëtyrë sfidave. Qëllimi jonë është që të menaxhojmë sa më mirë situatat dhe të arrijmë sa më shumë, ndërsa për futbollistët dua të them se ata gjithmonë japim maksimumin nga vetja e tyre. Ndërkaq, sa i përket formacionit së pari duhet të shohim se si do të shkojë stërvitja që është në program sot. Në fund të ditës do të vendosim se kush do të jetë shartues”, deklaroi Milevski.