E mërkurë, 15 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Milwaukee fiton duelin ndaj Toronto, triumfonë edhe Chicago

Skuadra e Milwaukee fitoi 128-104 në fushën e Toronto, ndeshje e komanduar nga miqtë. Lillard me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 11 pikë, 12 rebound e 13 asist.

Jashtë fushe fiton edhe Phoenix, që falë 25 pikëve të Beal dhe 23 të Durant mposhti 109-99 Philadelphia. Sukses në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 118-115 Portland, sfidë ku dyshja Cunningham-Hardaway realizoi 58 pikë.

Memphis, falë 35 pikëve të Jared Jackson, mundi 119-104 Dallas, ndërsa Sacramento mundi 123-118 Miami, ndeshje ku u dallua DeRozan me 30 pikë. Fiton edhe Chicago, 114-110 ndaj San Antonio (LaVine 35 pikë e 10 rebound për Bulls).

NBA-Rezultatet

Detroit – Portland, 118-115

Philadelphia – Phoenix, 99-109

Brooklyn – Indiana, 99-113

New York – Orlando, 94-103

Toronto – Milwaukee, 104-128

Chicago – San Antonio, 114-110

Memphis – Dallas, 119-104

Minnesota – Clippers, 108-106

Sacramento – Miami, 123-118

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm