“Nëse më pyesni për qëndrim timin personal, unë deri tani kam thënë se Balancuesi si një nga ato dispozita, që me masën kohore ndalohen, si vegël digjitale në të kaluarën, me të vërtetë ishte lëndë e keqpërdorimeve dhe nëse e shohim në atë kontekst, vendimin e Gjykatës kushtetuese e përshëndes”, deklaroi Minçev
Shkup, 20 shtator – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka zgjedhur të mos e komentojë ngrirjen e mekanizmit të Balancuesit nga Gjykatës Kushtetuese. Para gazetarëve, Minçevi ka thënë se paralajmërimet për një Ligj të ri për përfaqësimin e drejtë nuk janë të vërteta dhe se zgjidhja ligjore do të pret derisa nuk ka vendim përfundimtar nga Gjykata. Komentet ministri Minçev i bëri në diskutimin publik të quajtur “Të gjithë së bashku për administratë profesionale dhe cilësore publike”, e cila u mbajt në Kumanovë. Ai potencoi se personalisht e përshëndet vendimin e Gjykatës kushtetuese dhe përsëriti se Balancuesi me vite “është keqpërdorur”.
“Dje Gjykata kushtetuese miratoi masa të përkohshme, me të cilën ndalohen disa dispozita dhe nene të caktuara nga këto ligje, që janë lëndë e debatit, e ato janë ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për nëpunës administrativë. Në parim, Ministria e Administratës Publike nuk e komenton masën kohore të Gjykatës kushtetuese, pasi ajo është ekzekutive dhe po zbatohet. Nëse më pyesni për qëndrim timin personal, unë deri tani kam thënë se Balancuesi si një nga ato dispozita, që me masën kohore ndalohen, si vegël digjitale në të kaluarën, me të vërtetë ishte lëndë e keqpërdorimeve dhe nëse e shohim në atë kontekst, vendimin e Gjykatës kushtetuese e përshëndes”, deklaroi Minçev.
Lidhur me zgjidhjet ligjore, ministri Minçev tha se në këtë moment nuk mund të thuhet nëse do të ketë zgjidhje të re ligjore dhe çfarë do të jetë, do të pritet në vendimin përfundimtar të Gjykatës kushtetuese. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Minçev tha se i dënon protestat për këtë dhe se në kuadër të koalicionit qeveritar, do të ketë debate të hapura. “Si qeveri angazhohemi për reforma të përgjithshme të administratës, e cila duhet të bazohet në profesionalizëm, cilësi dhe njohuri”, tha ministri i Administratës Publike. (koha.mk)