E diel, 16 Mars, 2025
14.8 C
Skopje

Ministrat shqiptarë tregojnë arsyet se pse nuk udhëtuan me Mickoskin në Budampest

Të zënë me punë, me agjenda të caktuar më parë,  të sëmurë me grip, këto janë arsyet që ministrat shqiptar nga Koalicioni VLEN kanë dhënë për mediat maqedonase për mos shkuarjen e tyre me ekipin e Mickoskit në samitin dy palësh me Qeverinë hungareze në Budampest.

Ndërkaq ministri Fatmir Limani përjashtoi mundësinë se bëhet fjalë për ndonjë bojkot eventual.

Agjenda e përcaktuar më parë ka qenë përgjigja e ministrit ë integrimit Evropian Oorhan Murtezani .

‘’Nuk shkova në Budapest me Qeverinë se isha “busy” këtu, e kisha full agjendën, ka thënë Murtezani

Zëvendëskryeminsiri i parë Izet Mexhiti në një deklaratë për TV24, ka bërë të ditur shkaqet e mos pjesëmarrjes së tij në seancën ndërqeveritare në Budapest të Hungarisë,  Mexhiti shkurt ka deklaruar : “Nuk mund të udhëtojа, jam me grip”.

Arsyetimin më të gjatë e ka dhënë Ministri i Ministrisë së Politikës Sociale Fatmir Limani

“Në seancën ndërqeveritare në Budapest nuk shkova, sepse paraprakisht kisha caktuar një ngjarje në Veles, ku mori pjesë edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova. Në samit marrin pjesë ministrat të cilët kishin planifikuar takime dypalëshe dhe nënshkruan marrëveshje dhe memorandume dypalëshe. Me kryeministrin duhej të shkonte ministrja e Financave dhe ministri i Punëve të Jashtme, por sigurisht që mund të shkojnë edhe ministra të tjerë. Nuk ka mosmarrëveshje në Qeveri, nuk bëhet fjalë për bojkot, ne jemi duke punuar si ekip”, deklaroi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani. .

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm