E premte, 13 Qershor, 2025
17.8 C
Skopje

Ministri Misajllovski merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në Bruksel

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në Bruksel ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në Bruksel, me të cilin kryesojnë kolegët e tij nga Britania e Madhe dhe Gjermania, Xhon Hejli dhe Boris Pistorius.

Grupi i Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, i njohur edhe si grupi Ramshtajn, është aleancë prej 57 vendeve – të gjithë 32 anëtarët e NATO-s dhe 25 vende të tjera – plus Bashkimi Evropian, të cilët si përgjigje ndaj pushtimit rus po e mbështesin Kievin me dërgimin e pajisjeve ushtarake.

Në takim ka marrë pjesë dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Takimi i Grupit të Kontaktit mbahet para takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, në të cilën është planifikuar të diskutohet për objektivat e reja të Aleancës për përforcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, rritjen e investimeve në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën dhe përgjigjen bërthamor.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm