Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Astana. Vizita realizohet me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kazakistanit, Murat Nurtleu
Siç informojnë nga MPJTJ, në kuadër të vizitës, ministri Mucunski do të realizojë takim me ministrin e Jashtëm Nurtleu, ministrin e Tregtisë dhe Integrimit të Kazakistanit, Arman Shakaliev si dhe guvernatorin e Qendrës ndërkombëtare financiare të Astanës, Renat Bekturov.
Në takimin me ministrin Nurtleu do të flitet për promovimin e bashkëpunimit bilateral në sferat politike dhe ekonomike.
Përveç kësaj, do të nënshkruhet edhe Program bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kazakistanit për periudhën 2025-2027.
Në segmentin ekonomik, fokusi do të vihet në mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë, kushtet e investimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe potencialin për bashkëpunim në sferën e turizmit.