Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot u takua me Ambasadorin e Sllovakisë, Henrih Markush. Takimi, siç thonë nga Ministria për Çështje Evropiane, u mbajt në një atmosferë bashkëpunimi të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore mes të dyja vendeve, ndërsa temë kryesore i diksutimit ka qenë procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ku u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale dhe perspektivat e vendit në këtë kontekst.
Ministri Murtazani theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave që janë me rëndësi thelbësore për përshpejtimin e procesit të integrimit.
Nga ana e Ambasadorit Markush u theksua mbështetja e Sllovakisë për aspiratat eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, si dhe interesi për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes të dyja vendeve.