E shtunë, 25 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Ministria e Shëndetësisë: Të gjithë pacientët me diabet e marrin terapinë e nevojshme

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë, pasi sot nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve kanë shprehur pakënaqësi me buxhetin e vitit 2025 për terapi me insulinë

 

“Theksojmë se të gjithë pacientët marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë. Gjithashtu, me prokurimin e ri dyvjeçar publik do të sigurohet terapi shëndetësore moderne. Në bashkëpunim me institucionet kompetente po bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e mjeteve shtesë për pajisje mjekësore për pacientët me diabet”, thuhet në njoftimin drejtuar publikut.

Nga Ministria dikasteriale theksojnë se në përputhje me praktikën e krijuar, janë konsultuar edhe përfaqësues nga Lidhja e Shoqatave të Diabetit për sfidat aktuale me të cilat përballen pacientët.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm