Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023, në kulmin e konkursit vjetor të bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador.
Shoqëruese e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.
Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel, i cili përfshinte modelen Halima Aden, yllin e “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesen e TikTok, Avani Gregg, dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).
Njëzet gjysmëfinalistë u shpallën në fillim të punimeve të së shtunës mbrëma, pas rezultateve të garës paraprake (dhe një votimi global të publikut). Pas raundit të rrobave të banjës, fusha u ngushtua në 10 – duke parë eliminimin e garueses së parë “të lakuar” që doli në gjysmëfinale të konkursit, Miss Nepalit, si dhe garueses së parë që zgjodhi një burkini si rroba banje, Miss Pakistan.
Fustani i mbrëmjes përgjysmoi përsëri numrin e garuesve.
E pyetur në raundin e fundit se me kë do të zgjidhte të kalonte një ditë në jetë, Palacios zgjodhi filozofen dhe feministen britanike të shekullit të 18-të, Mary Wollstonecraft, e cila tha se theu kufijtë dhe “u dha një mundësi shumë grave”.
“Nuk ka kufizime për gratë sot,” shtoi ajo përmes një përkthyesi.
Miss Kolumbia, Camila Avella dhe Miss Puerto Rico, Karla Guilfú, përfunduan pesëshen e parë, ndërsa një tjetër anëtare e top 10, Athenea Pérez e Spanjës, u kurorëzua Miss Personaliteti e konkursit.