Nisma qytetare “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në Shkup orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”.
Siç është paralajmëruar një ditë parë po të hënën protesta kundër sistemit gjyqësor do të ketë edhe në Tetovë, në orën 12:30 në sheshin “Iliria”.
Kjo është kumtuar nga nisma “Zero”. Nga kjo iniciativë shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Laskarcë dhe Koçan”. “Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”.
Protestat si në Shkup ashtu dhe në Tetovë janë paralajmëruar në rrjetet sociale.