E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Mjaft me barsoleta për biondet (FOTO)

Duket se modelja e bukur britanike, Danica Thrall, është ngopur me barsoletat e shumta fyese që shkojnë në llogari të biondeve, pasi ajo ka vendosur të dalë publikisht kundër një vlerësimi të tillë. Ajo ditë më parë ka pozuar për një revistë britanike dhe e ka shfrytëzuar këtë rast për ta ngritur zërin kundër talljeve që bëhen për biondet.

“E di se shumica mendojnë se të jesh një bionde, do të thotë se je edhe budallaqe. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë nuk jam një budallaqe, edhe pse jam një bionde natyrale. Kam qenë njëra ndër studentet më të mira, ndërsa në shumë gara të diturisë kam ngadhënjyer. Edhe karriera ime e  suksesshme dëshmon se nuk mund të arrihet pa qenë edhe e mençur”, ka folur ajo me mllef. Bukuroshja 28-vjeçare e ka arritur famën botërore duke pozuar në veshje intime për revista të ndryshme, sidomos ato për meshkuj, por ajo insiston se nuk ka asgjë të keqe nga pozimi gjysmëlakuriq, nëse fotografitë janë artistike dhe nuk banalizohen.

“Nuk mendoj se të pozosh gjysmëlakuriqe është diçka e keqe. Kur ke një trup të bukur, atëherë nuk ke pse ngurron që ta tregosh atë. Çdo gjë është në rregull me pozimin lakuriq, përderisa gjërat nuk fillojnë të banalizohen”, ka shtuar bukuroshja, Danica Thrall.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm