Instituti i Autizmit dhe Shoqata shkencore e Maqedonisë për autizëm sot prezantuan projektin ISEC-ADE (Edukimi digjital i aksesueshëm për nxënësit me autizëm dhe aftësi të kufizuara intelektuale: zgjidhje inovative dhe përmirësimi i kompetencave të edukatorëve), i realizuar nga një konsorcium ndërkombëtar partner me mbështetjen e programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian.
Projekti mbështet futjen e mjeteve digjitale dhe përdorimin e teknologjive digjitale në mësimin e fëmijëve me zhvillim atipik, duke lehtësuar kështu përparimin në edukimin e tyre.
Ivana Vasielvska-Petrevska, kryetare e Institutit për Autizëm, tha se hulumtimi i bërë ka treguar “një mungesë të madhe të mjeteve digjitale të përshtatura dhe përmbajtjeve digjitale të destinuara për nxënësit me autizëm dhe aftësi të kufizuara intelektuale”, dhe kjo, tha ajo, krijon një pabarazi të madhe në arsim për këtë kategori nxënësish.
Ajo shpjegoi se projekti ISEC-ADE ofron zgjidhje për këto probleme përmes dy mjeteve digjitale – teach space – e cila mundëson krijimin e përmbajtjeve arsimore të aksesueshme për nxënësit me autizëm dhe aftësi të kufizuara intelektuale, dhe teach hub – një aplikacion që përfaqëson një platformë ku edukatorët, asistentët arsimorë, mësuesit dhe të gjithë të tjerët që janë të përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen e nxënësve mund të shkëmbejnë burime të hapura arsimore dhe të ndajnë burime të ngjashme.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se mjetet e ofruara janë në përputhje me interesat më të mira të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe se kjo përkon edhe me qëllimin strategjik të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës – arsim cilësor gjithëpërfshirës të të gjitha niveleve.
“Ne udhëhiqemi nga nevojat të qytetarëve dhe në tejkalimin e këtyre vështirësive. Ministria po punon në përmirësimin e konceptit gjithpërfshirës, për të cilën të gjithë palët e interesuar do të mund të shpre-hin mendimin e tyre përmes debateve publike. Tanimë në debat publik është Ligji i ri për Arsimin e Mesëm i cili është publikuar nga mesi i muajit të kaluar në ENER. Me të parashikohet angazhimi i asistentëve arsimorë edhe në shkollat e mesme. Në shkollat fillore, në vitin shkollor 2024-2025 janë angazhuar mbi 1000 asistentë arsimorë”, theksoi ministrja.
Për të ngritur shkallën e inkluzivitetit së sistemit arsimor të maqedonisë, Ministria po punon edhe për sigurimin e qasjes më të madhe të objekteve shkollore për nxënësit me aftësi ndryshe, në sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve mësimore, si dhe në ngritjen e kompetencave profesionale të mësimdhënësve për punën me nxënës me nevoja të veçanta arsimor
Ministrja Janevska theksoi se do të bëjë përpjekje të veçantë për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës, sepse fëmijët me nevoja të veçanta arsimore nuk duhet t’i identifikojmë me diagnozën e tyre, por me potencialet e tyre që mund të zhvillohen me ndihmën e arsimimit.
Ju bëri thirrje që së bashku të punojmë për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror për pranimin e diversitetit dhe përfshirjen e fëmijëve dhe personave të tjerë me zhvillim atipik në të gjitha aktivitetet dhe jo për-jashtimin e tyre.
Lidhur me asistentët, tha se MASH punon sipas kërkesave që i miraton (Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksionimit) dhe kërkesat e shkollës.
“Nga viti në vit i shtojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim. Për momentin, ne jemi duke punuar në bazë të një ligji ekzistues që është në proces ndryshimi dhe shpresojmë që ndryshimet do të përmirësojnë të gjithë këtë proces, por ne kujdesemi seriozisht që ndihma arsimore të jetë në dispozicion për çdo fëmijë që ka nevojë për të”, theksoi Janevska.