Moldavët votuan të dielën kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian në një referendum.
Qytetarët janë drejtuar drejt qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe referendumin për anëtarësimin në BE.
Ata duket se kanë hedhur poshtë planet që ish-republika sovjetike t’i shtojë kushtetutës qëllimin e saj për t’u bashkuar me BE-në.
Rezultatet nga 70% e votave në referendum treguan se 55% e votave i thanë “jo” propozimit, ndërsa gati 45% thanë “po”.
Votuesit u pyetën: “A jeni për anëtarësimin e Republikës së Moldavisë në Bashkimin Evropian?”
Rezultati i referendumit do të përcaktojë nëse pranimi në BE bëhet një qëllim kushtetues.
Ndërkohë, presidentja pro-perëndimore Maia Sandu do të përballet me socialistin pro-rus, Alexandr Stoianoglo, në balotazhin për presidencën e Moldavisë.
Pjesëmarrja ishte afër 50%, shumë më e lartë se 33% e nevojshme që rezultati të ishte i vlefshëm.(Euronews)