E shtunë, 24 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Mona Liza ishte prostitutë?

Modelja e pikturës më të famshme në botë, ishte prostitutë e paguar me çmim të lartë, e cila madje kishte bërë seks me vëllain e Papës. Profesori italian, Carlo Vecce, e ka zbuluar sekretin skandaloz derisa gjurmonte identitetin e vërtetë të Mona Lizës, transmeton Express. Pasi që i ka kontrolluar shumë letra dhe ditarë të artistit Leonardo da Vinci, hulumtimi i Vecces më në fund është shpaguar. Ai e ka zbuluar një letër të njërit prej nxënësve më të famshëm të artistit, ku Mona Liza emërohet si Isabella Gualandi, e cila ishte lindur në Napoli në vitit 1491. Isabella e dashur kishte pasur aferë me Giullano de Medici, vëllai i Papës Leo X.Profesori i respektuar i Naploit, Vecce pohon se Giullano i kishte dhuruar da Vincit një studio në Vatikan. Më pas e kishte ftuar që ta pikturonte dashnoren e tij (Mona Lizën në këtë rast). Piktura e saj e çmuar tani rri varur pas xhamit të blinduar në Louvre në Paris

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm