Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, nuk është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për shkak se nuk ndodhet në territorin shqiptar.
Kryemadhi ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, edhe ish-kryeministri Sali Berisha gjithashtu ka marrë leje për të mos u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, pasi ndodhet në Gjermani. Kërkesa e tij për leje u miratua nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, duke e justifikuar mungesën e tij për këtë seancë.
Kryedemokrati ndodhet në një takim elektoral me emigrantët shqiptar në Gjermani, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.